Atdheu i Rihanna-s dëshiron që ajo të vazhdojë të “shkëlqejë si një diamant”.
Këngëtarja u nderua të hënën në vendlindjen e saj Barbados gjatë inaugurimit presidencial, ku u shpall një republikë.
Kryeministrja e Barbados, Mia Mottley i tha turmës: “Në emër të një kombi mirënjohës, por një populli edhe më krenar, ne ju paraqesim të emëruarin për heroin kombëtar të Barbados, ambasadoren Robyn Rihanna Fenty”.
“Vazhdoni të shkëlqeni si një diamant dhe t’i jepni nder kombit tuaj me veprat tuaja, me veprimet tuaja dhe të bëni merita kudo që të shkoni,” tha Mottley.