Pas rreth dy muajsh i mbyllur për shkak të pandemisë, sot Kopshti Zoologjik hapi dyert për admiruesit e kafshëve. Në orët e mëngjesit erdhën edhe vizitorët e parë, të cilët mbanin maska dhe në hyrje dezinfektonin duart.
Sapo hynin brenda, hasnin në një mikpritës me bukuri mbresëlënëse.
Drejtuesit e Kopshtit Zoologjik thonë se në ditët e para të mbylljes, kafshët reagonin çuditshëm, pasi janë mësuar me praninë e shumë njerëzve. Megjithatë, krahasuar me periudhën para pandemisë, sot kafshët i vizituan jo më shumë se 15 persona. Gjithçka do të funksionojë sipas rregullave të reja. Vizitorët do të duhet të mbajnë maskë ose shall dhe do të duhet të presin radhë në distancë prej 1.5 m.
Do të vendosim edhe radarë tek këndet e lojërave që të mos hyjnë fëmijët. Nuk do të lejohen më shumë se 150 persona në një orë, ndërsa i kufizuar do të jetë edhe numri i përgjithshëm i vizitorëve gjatë ditës”-tha Gjorgji Galetanovski, drejtor i Kopshtit Zoologjik.
Qytetarët që për shkak të virusit e përjetuan se çfarë do të thotë të jesh i mbyllur, tani kafshët e mbyllura në kafaz i shohin me dashuri dhe dhembshuri njëkohësisht.
“Dëshirojmë që kafshët të jenë të lira, nuk ngushëllohemi kur i shohim në kafaz. Edhe vet njerëzit e patën mundësinë ta shohin se si është të rrish në kafaz, me karantinën e përjetuan”
Vizitorët thonë se nëse do të ketë pak njerëz nuk do të druajnë ti sjellin edhe fëmijët e tyre.
“Deri sa është kjo situatë me kaq pak njerëz besoj se po. Nëse numri nuk është i limituar mendoj se nuk mund t’i sjellim, sepse ne si familjarë mbajmë përgjegjësi për shëndetin e tyre”.
“U gëzove që sot u hap Kopshti Zoologjik?- Po!- Përse mban maskë?- Sepse ka virus.”
Si edhe më parë ndalohet rreptësishtë ushqyerja e kafshëve dhe afrimi me kafshët dhe mbeturinat duhet të hidhen në koshat e plehrave.