Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi sonte ka marrë pjesë në shfaqjen Bregu i pikëllëimit me regji të Altin Bashës. Kjo shfaqje është bërë pas rihapjes së teatrit të rindërtuar në tërësi.
Ja postimi i Grubit:
Për ta rihapur teatrin e rindërtuar në tërësi, shijuam sonte videoprojeksionin e shfaqjes “Bregu i pikëllimit” të Teki Dervishit në regji të Altin Bashës dhe rikujtuam kështu edhe një moment historik, 71 vjetorin e premierës së parë të Teatrit Shqiptar në Shkup.
Përgëzova udhëheqësinë e Teatrit Shqiptar dhe stafin realizues të këtij organizimi që na rikthyen për të shijuar madhështinë e artit dramatik në skenën e teatrit tonë kombëtar.
https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/351389663017225