Ndihmës-sekretari i shtetit, Filip Riker ka dërguar kritika të mëdha ndaj Bashkimit Evropian për mosnisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Sipas tij, mosvendosmëria e BE-së për të bërë të qartë rëndësinë që e ka rajoni në BE, dobëson shumë ShBA-të dhe BE-në në përpjekjet kolektive në rajon.
“BE-ja dhe 27 vendet anëtare duhet të punojnë për të rindërtuar dhe për të vendosur kredibilitet nëse duan të jenë efektiv në promovimin serioz të qëllimit ndaj Ballkanit Perëndimor dhe duke ua bërë të qartë liderëve dhe popujve në rajon se progresi në reforma do të gjenerojë lëvizje gjatë rrugës së qartë, të prekshme dhe të besueshme të BE-së. Kjo ndikon edhe tek ne. Mosvendosmëria dhe mospërputhja për këtë çështje dobëson shumë SHBA dhe BE në përpjekjet kolektive në rajon”, tha Riker.