Riker: Jeni në rrugën e duhur, vazhdoni me reformat

Luftë kundër terrorizmit dhe anëtarësimi i vendit në NATO, hapja e negociatave në tetor me BE-në ka qenë temat në fokus të takimit mes ndihmës sekretarit të Shtetit Riker dhe kryeministrit Zaev. Zav tha se tashmë 21 vende anëtare të NATO-s kane protokolluar anëtarësimin dhe deri në shtator, ose tetor maksimumi, do te kenë protokolluar të gjithë vendet anëtare të NATO-s. Kryeministri shtoi se në tetor vendi ka shansin më të mirë për të hapur negociatat me BE-në.

Marketing

Nga ana tjetër Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Filip Riker tha se Maqedonia e Veriut ka mbështetjen e plotë të SHBA-ve dhe të Sekretarit Pompeo por dhe nga ana e tij personale. Ai tha se vendi është në rrugën e duhur dhe se reformat që tashmë kanë filluar duhet të përmbyllen. “Ju dhe vendi keni shansin më të mire tani për të vazhduar rrugën drejt integrimit në BE. Ekonomia po rritet dhe këtë e tregojnë shifrat, progresi është i vërtet”, tha ndër të tjera Riker.

Gjithashtu ndihmës sekretari Riker shtoi se ishte i kënaqur edhe me vendin e tij, se pikërisht dje Kongresi Amerikan mori në dorë lëndën e protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe shumë shpejt do të ratifikohet edhe prej atje.
Ai i dërgoi edhe një mesazh opozitës ku tha se ajo duhet të jetë pjesë e procesit të reformave, anëtarësimit të vendit në NATO dhe në hapjen e negociatave me BE-në. Sipas Rikerit në një vend demokratik opozita është gjithmonë kruciale dhe se duhet të marri përgjegjësit e veta për të mirën e vendit.

Riker në fund uroi edhe ambasadoren e e re Kejt Bërsn për detyrën e re duke e përgëzuar se është një nga diplomatet më të mira që ka SHBA-ja dhe siguroi se ajo do të ketë mbështetjen e tij të plotë dhe të sekretarit Pompeo.