Ish ambasadori amerikan në Maqedoni dhe ndihmës sekretari I ardhshëm I shtetit për Evropë dhe Azi, Filip Riker gjatë kohës së vizitës në Shkup ka thënë se SHBA-të do të vazhdojnë të qëndrojnë të përkushtuara për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE për shkak se ai është interes strategjik i SHBA-ve.
Suksesi i marrëveshjes së Prespës është fakt i punës së palodhshme dhe kompromisit midis liderëve të cilët arrijnë të demonstrojnë madhështi” – ka thënë Riker.
Ai ka theksuar se kryeministrat Zaev dhe Cipras, si dhe ministrat për punë të jashtme duhet që të mburren me arritjen historike. Ai gjithashtu theksoi se edhe tjerët liderë të Ballkanit do të mësojnë nga kjo përvojë, se problemet dhe konfliktet historike mundet të kalohen.
Riker ka thënë se normaliteti i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë në korrnizë të dialogut nën udhëheqjen e BE-së është mundësi e ardhshme për zgjedhjen e problemit i cili po e cungon gjithë Ballkanin.