Riker: Me marrëveshjen e Prespës për herë të parë njihet identiteti dhe gjuha maqedonase

Ish-ambasadori i SHBA në Maqedoni, Filip Riker, deklaroi se referendumi i vjeshtës për emrin është mundësi për të gjithë qytetarët e Maqedonisë që të dalin dhe të thonë se janë për një të ardhme pozitive për Maqedoninë.

Marketing

Anëtarësimi në NATO, në qoftë se i shihni fqinjët tuaj, si Bullgarinë, Shqipërinë dhe vendet e tjera të ish-Jugosllavisë, do të thotë shumë, madje edhe për anëtarësimin e Greqisë në NATO dhe BE kishte rëndësi të madhe në aspektin e stabilitetit ekonomik. Kjo tani është mundësi për Maqedoninë që të ecë përpara, të anëtarsohet në NATO në një periudhë të shkurtër kohore. Procesi i anëtarësimit tashmë ka filluar, tha Riker, pozicioni i ri i të cilit është zëvendës komandant civil i forcave amerikane në Evropë.

Riker nuk vlerëson se me Marrëveshjen për emrin, maqedonist të kenë problem të thonë se kush janë. Sipas tij, Marrëveshja e Prespës është mundësi e vërtetë dhe për herë të parë njihet identitetit dhe gjuha maqedonase.

Marketing