Riker: Me padurim ju presim në NATO!

Shefi i diploamcisë, Nikolla Dimitrov, në ditën e parë të vizitës në Uashington, realizoi takime me ndihmës-sekretarin amerikan të Shtetit, Filip Riekr, si dhe me kongresistin Brendan Bojl, me ç’rast u shpreh kënaqësia për bashkangjitjen e Maqedonisë së Veriut në Aleancë.

Marketing

Siç kumtoi MPJ, bashkëfolësit e Dimitrovit treguan interes të posaçëm për tempon dhe thellësinë e procesit reformues, si parakusht për shoqërinë e bazuar në vlera të vërteta demokratike.

“Me padurim ju presim në NATO. Reformat, posaçërisht lidhur me Prokurorinë Speciale Publike, janë imperativ dhe është e domosdoshme të ruhet pavarësia e PSP-së në suaza të Prokurorisë publike dhe kapaciteti i saj, në interes të drejtësisë dhe përgjegjësisë për korrupsionin”, e porositi ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit ministrin Dimitrov.

Riker, duke folur për gjendjen në Gadishullin ballkanik, potencoi se është e domosdoshme që shtetet së pari brenda të transformohen dhe të ndërtojnë kapacitet për sistem të bazuar në drejtësi dhe vlera.

Në linjë të njejtë, si shton MPJ, ishte edhe diskutimi me kongresistin Bojl, i cili e theksoi Marrëveshjen e Prespës si shembull adekuat për tejkalimin e situata konfliktuoze, jo vetë në rajonin tonë, por edhe më gjerë.

Dimitrov shprehi falënderim për mbështetjen e ofruar nga ana e Kongresit, dhe pritje se SHBA-ja, si partnere e jona e dëshmuar, pa pengesa do ta ratifikojë Protokollin për anëtarësim të barabartë në NATO.

Ministria në kumtesë shton se në linjë me marrëdhëniet tradicionalisht të mira me fqinjen tonë Shqipërinë, Dimitrov dhe shefi i diplomacisë shqiptare, Gent Cakaj, i cili gjithashtu ndodhet në Uashington, e nënshkruan Marrëveshjen për themelimin e qendrave kulturore-informative në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri.

Duke ia uruar kolegut të tij dhjetëvjetorin e anëtarësimit në Aleancë, ministri Dimitrov edhe njëherë potencoi se rajoni mund të jetë prosperues vetëm nëse të gjitha shtetet e tij janë rrëfime të suksesshme.

Shefi i diplomacisë në ditën e parë të vizitës në Uashington dha intervistë për NATO SHAPE, ku foli rreth çështjes si duket Aleanca veriatlantike nga perspektiva e Republikës së Maqedonisë së veriut – vendit të tridhjetë anëtar të NATO-s. Ai u intervistua edhe për magazinën e specializuar “Politika e jashtme” (Foreign Policy).

Sot ministri Dimitrov do të marrë pjesë në fjalimin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, jens Stoltenberg.
Me fillim në orën 13:00 (sipas kohës lokale), ministri Dimitrov, së bashku me kolegun grek, do të marrë pjesë në sesionin e NATO ENGAGES, kushtuar “Trashëgimisë dhe rolit të NATO-politikës së dyerve të hapura”, pas çka pason intervista e përbashkët me MPJ Katrugallos, si dhe intervista për “Zërin e Amerikës”.

Pas pritjes për shënimin e 70-vjetorit të formimit të Aleancës, minsitri Dimitrov do të realizojë takime me sekretarin amerikan të Shtetit, Majk Pompeo. Gjatë ditës janë planifikuar edhe disa takime bilaterale.

Marketing