Riker: Presim konstruktivitet për ligjin për prokurori publike

Kemi pasur bisedë të sinqertë dhe të hapur me liderin e VMRO-DPMNE-së opozitare dhe me përfaqësues të partisë, ku i përsërita porositë e njëjta si dhe në mëngjes. Shpresoj në hap pozitiv kur bëhet fjalë për sundimin e së drejtës, PSP-së dhe dhe për Prokurorinë publike, pasi kjo shumë me rëndësi për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, deklaroi ushtruesi i detyrës ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së, Filip Riker pas takimit njëorësh me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, të mbajtur në selinë e partisë.

Marketing

“SHBA-ja do të vazhdojë fuqishëm ta përkrah Maqedoninë e Veriut në hapjen e negociatave aderuese me BE-në. Ne do të vazhdojmë t’ju përkrahim, por mbetet te faktorët politikë në vend të veprojnë në mënyrë të duhur, të mos luajnë lojëra, në mënyrë konstruktive të bashkëpunojnë për shkak të ardhmërisë së vendit”, shtoi Riker.

Në agjendën e diplomatit të lartë amerikan është takimi me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, pas çka është paraparë edhe takim me deputetët e Grupit të pavarur të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”.

Takimi i fundit sipas paralajmërimeve është me presidentin e shtetit, Stevo Pandarovski.

Paraprakisht, Rikeri ka pasur takime me kryeministrin Zoran Zaev dhe shefin e diplomacisë, Nikolla Dimitrov, ndërsa u takua edhe me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti në selinë e partisë në Tetovë.