Këtë fundjavë pritet që kryeministri Zoran Zaev të publikojë emrat e ministrave të cilat do ti përfshijë ‘fshesa’.
Jozyrtarisht flitet se rikonstruimi do të përfshijë ministrat të transportit dhe lidhjeve Goran Sugareski, ambientit jetësor Sadulla Duraku dhe ministrin e shoqërisë informatike Damjan Mançevski.
Ky I fundit pritet të merr post të ri por jo ministror. Mançevski do të drejtojë një nga kompanitë energjetike.
Për ministrin Sadulla Duraku flitet se nga dikasteri I ekologjisë do të kalojë në krye të ministrisë së re për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Komuniteteve. Duraku thotë se për këtë vendos partia.
“Nuk e di, vendos kryesia qendrore e partisë. Unë jam I kënaqur që jam pjesë e BDI-së”, shprehet ministri i ambientit jetesor Sadulla Duraku.
Nga BDI thonë se lideri I tyre Ahmeti është në bisedime me kryeministrin dhe së shpejti pritet të dalin me qëndrime zyrtare.
“Kryetari Ahmeti është në konsultim e sipër me liderin e LSDM-së, respektivisht kryeministrin dhe në bazë të informative të cilat unë I posedoj ato janë në konsultim e sipër dhe me sa e kuptoj unë deri ditëve në vijim ato do të dalin edhe me vendime konkrete”, theksoi deputetiti i BDI-së, Bylent Salihu.
Sipas paralajmërimeve do të ndërrohen deri në gjashtë ministra. Jozyrtarisht mësohet se ndryshimet kuadrovike s’do përfshijnë zëvendës ministrin për çështje ekonomike Koço Angjushev, për çështje europiane Bujar Osmani dhe të shëndetësisë Venko Filipçe.
S’do shkarkohen nga zëvendës kryeministrja Radmilla Sheqerinska, ministrja e drejtësisë Renata Deskoska, e sociales Milla Carovska dhe ministrja pa resor Zorica Apostollovska s’do përfshihen me rikonstruimin e qeverisë.
Paralelisht Zaev zhvillon edhe bisedime me kreun e Alternativës Afrim Gashi për pasuesin e ministrit të dorëhequr të kulturës Asaf Ademi.