







Shefi i Kabinetit të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Fatmir Sabriu dhe përfaqësues të shërbimeve profesionale të APRMV-së sot vizituan Qendrën e Punësimit në Tetovë e cila është rikonstruktuar tërësisht. Tani ndërtesa ka një pamje moderne dhe është shëndruar në një objekt funksional në pajtim me nevojat e shfrytëzuesve të shërbimeve të APRMV-së.
-Për t’u përmirësuar funksionaliteti i këtij objekti ishte e nevojshme një punë e përkushtuar dhe angazhim i madh sepse i njëjti nuk ka qenë tërësisht i rikonstruktuar që nga themelimi. Qendra e Punësimit në Tetovë tani ka një fasadë të re të ndërtesës, është ndryshuar konstruksioni i kulmit të ndërtesës dhe janë vendosur dritare të reja, me çka është zmadhuar efikasiteti energjetik i tërë objektit.
Është siguruar edhe koftori me peleti i cili dukshëm do të zvogëlojë harxhimet e ngrohjes së objektit, i cili deri tani është ngrohur me energji elektrike. – theksoi Fatmir Sabriu gjatë fjalimit të mbajtur me këtë rast.
Udhëheqësi i Qendrës së Punësimit në Tetovë, Armend Salihi, theksoi se të punësuarit e Qendrës së Punësimit në Tetovë tani do të kenë shkak për të qenë edhe më shumë të motivuar në punën e tyre sepse kushtet hapësinore në të cilat ata punojnë tani janë dukshëm të përmirësuara.
-Besoj që kënaqësia e tyre me mjedisin e punës do të reflektohet në një qëndrim entuziast dhe akoma më profesional ndaj shfrytëzuesve të shërbimeve të Agjencisë së Punësimit. Dua të theksoj se është bërë edhe riorganizimi i punës në Qendrën e Punësimit dhe se mënyra e re e vendosur e funksionimit besojmë se do të përmirësojë kënaqësinë e përdoruesve të shërbimeve të APRMV-së. –theksoi Armend Salihi.
Rikonstruimi i Qendrës së Punësimit në Tetovë është finansuar nga Bashkimi Europian përmes projektit “BE-ja për të rinjtë”, ndërsa për modernizimin, rinovimin dhe përshtatjen e objektit të Qendrës së Punësimit në Tetovë janë ndarë 18.610.087,00 denarë.