Rikthehen biletat prej letre, NTP: Ka kërkesa të shumta dhe janë me praktike

Nga muaji shtator qytetarër sërish do të kenë mundësi të blejnë biletat prej letre për një drejtim gjatë vozitjes me autobusët e Ndërmarrjes për Transport Publik. Nga kjo ndëmarje thonë se aktualisht është duke e realizuar tenderi për furnizim me 300.000 bilet elektronike prej letre të cilat do të jenë të pajisura me çip, të përshatashme për sistemin ekzistues, ndërsa sa I përket çmimit akoma nuk është caktuar se sa do të kushtoj një biletë.

Marketing

“Vendimi për kthimin e kësaj metode është për arsyje praktike pasi ka pasur shumë reagime dhe probleme për turistët, persona të huaj të cilët rastësisht iu bie të udhëtojnë me autobus. Prokurimi public është në rrjedh e sipër, nuk duam të japim data të sakta por se presim që nga vjeshta ato të vihen në zbatim që qytetarët të mund ti blejnë. Ata do të mund të blehen në të gjitha biletaritë në gjithë Shkupin. Së shpejti do të vendoset nëse ai do të mund të blehet nëpër autobusët”, tha Despina Trajkovska Dimova nga Ndërmarja e Transprotit Publik.

Në lidhje me defektet e shumta të cilat i ka kjo ndërmarje me autobusët e vjetëruar, Jovanovska theksoi se në procedurë tenderuese është furnizimi me 35 autobus të rinjë.

“Në fazën përfundimtare është procedura për furnizim me autobus rë rinjë me gas. Nuk mund të jap shumë detaje në këtë moment por mund të them se procedura është drejt përfundimit. Shkupjanët presim dhe jemi të sigurt se vitin e ardhshëm do të mund ti zhfrytëzojnë autbousët e rinjë, përllogaritjet tona janë furnizimi me 30 deri në 35 autbous varësisht nga oferta të cilën do ta përgjzedhim”, tha Dimova.

Biletat për një drejtim do të mund të blihen në 100 lokacionet e qytetit ku shiten biletat e autobusit. Tani për tani qytetarët blejnë kartelë prej 300 denarëve, ndërsa më së miri e kanë pensionistët, të cilët me një biletë 300 denarëshe mund të udhëtojnë për gjithë muajin pa kufi.