Rikthehen Bora e Donaldi, publikohet foto

Moderatorja shqiptare, Bora Zemani është mjaft e dashur për publikun, teksa së fundmi është rikthyer sërish në vëmendje të mediave rozë për lidhjen me aktorin, Donald Veshaj.

Marketing

Mbrëmë, mikesha e saj, këngëtarja Semi Jaupaj publikoi një fotografi së bashku me aktorin dhe moderatoren, teksa shkroi: Shokë përgjithmonë!

Ndërsa para pak minutash vetë moderatorja ka publikuar disa fotografi ku në njërën nga to shihet se krah saj është Donaldi.

Pas daljes nga shtëpia e famshme e “Big Brother Albania VIP”, u publikuan disa fotografi të Borës dhe Donaldit krahas njëri-tjetrit, por që nuk reaguan asnjëherë.