Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, spikat derbi Man City – Bayern Munich

Liga e Kampionëve rikthehet sot në aksion.
Manchester City – Bayern Munich është derbi i ditës së sotme, në kompeticionin më të rëndësishëm në nivel klubesh, Ligën e Kampionëve.

Marketing

Dy gjigantët e mëdhenj evropianë kërkojnë një vend në gjysmëfinale, por së pari duhet të fitojnë dy takimet çerekfinale.

Man City i Pep Guardiolës tash e sa vite janë në kërkim të triumfit në Ligën e Kampionëve, megjithatë nuk po ia dalin.

Ata këtë herë në çerekfinale do kenë punë me kampionin gjerman, Bayernin, transmeton lajmi.net.

Edhe gjiganti bavarez dëshiron të triumfojë në fund të këtij kompeticioni, andaj synimet e të dy ekipeve janë të qarta.

Sot na pret një super ndeshje në ‘Etihad’, me fillim nga ora 21:00.

Takimi tjetër për ditën e sotme është ai në mes Benfica – Inter.

‘Nerazzurri’ nuk janë në një formë të mirë, pasi në gjashtë ndeshjet e fundit kanë ngecur me rezultate duke mos marrë asnjë fitore.

Përballë kanë një ekip të fortë portugez, siç është Benfica.

Edhe kjo përballje pritet të jetë mjaft interesante.

Fillon nga ora 21:00, në ‘Estadio da Luz’ në Portugali.