Në këtë periudhën e festave janë krijuar kolona të gjata të pritjeve në pikat kufitare të Dheut të Bardhë dhe në Merdarë.
Kolona e automjeteve në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare është 1000 metra e gjatë në dalje.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit qytetarët në këtë pikë kufitare presin 2 orë për të dalë nga territori i Kosovës derisa ata që hynë në territorin tonë nuk presin më shumë se dhjetë minuta.
Ndërkaq, tek pika tjetër kufitare që lidh Kosovën me Serbinë gjegjësisht te Dheu i Bardhë kolona është 450 metërshe, dhe për të dalë nga kjo pikë pritjet janë deri në 90 minuta.