Rikthehet Argjentina Ramosaj, publikon duetin me Young Zerkën

Argjentina Ramosaj është rikthyer me këngë të re.

Argjentina Ramosaj dhe Young Zerka janë bërë bashkë për një projekt muzikor, të cilin sapo e publikuan.

Marketing

“Pishman”, titullohet kënga e re e dy artistëve, të cilën e sollën të vizualizuar edhe me videoklip dhe vijnë përplot ngjyra verore.

Për tekstin e kësaj kënge është kujdesur Fifi, muzikën e bëri Cekic Beatz, ndërsa masterin  Johan Bejerholm.

Më poshtë mund ta dëgjoni “Pishman” nga Young Zerka dhe Argjentina Ramosaj, këngë e cila e kthen këtë artiste në skenë pas një pauze të gjatë.