Rikthehet Champions League, Barça e pret PSG-në e Dortmundi Atleticon

Sot do të luhen dy ndeshjet kthyese të çerekfinaleve të Champions League.

Marketing

Barcelona do ta pres PSG-në, të cilën e befasoi në “Park de Prince” në Paris me rezultat 2-3.

“Blaugranëve” do t’iu mjaftojë vetëm një barazim për kalimin tutje, ndërsa parisienëve iu duhet një fitore me dy gola dallim për ta eliminuar Barçën.

Ndeshja e dytë do të jetë ajo në mes të Dortmundit dhe Atletico Madridit, ku madrilenët e fituan përballjen e parë me rezultat 2-1, njofton Klankosova.tv.

Edhe në këtë ndeshje situata është e njëjtë si në të parën, ku Atletico Madridit do t’i mjaftonte një barazim për kalimin në gjysmëfinale, ndërsa Dortmundit i nevojitet fitore me së paku dy gola dallim për ta eliminuar Atleticon.