Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar

Një gol në sekondat e fundit në ndeshjen Maliqi-Vora, ndikoi që situata të dilte nga kontrolli në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”.

Marketing

Gazetarja e Klan News, Daniela Zisi raporton se kur Maliqi shënoi golin e fitores në minutën e 90+7-të me anë të Isufit, në atë moment, futbollistët miq u tradhtuan nga nervat duke iu turrur, gjyqtarit anësor Rexhep Muzhqi, duke e shtyrë dhe goditur, me pretendimin se goli ishte në pozicion të parregullt.

Të tërbuar nga kjo situatë, futbollistët e Vorës u konfrontuan edhe me 4 tifozë të Maliqit, ndërkohë që situaa doli nga kontrolli. U desh ndërhyrja e forcave të sigurisë dhe Policisë së Shtetit që situata të merrej nën kontroll, teksa përplasja zgjati gati 5 minuta.

Disa prej futbollistëve të Vorës ndodheshin jashtë rrethimit të brendshëm të aneksit, duke shkëmbyer grushta dhe shkelma me 4 tifozët e Maliqit. Pjesa tjetër e vorakëve, tentuan të kapërcenin hekurat, duke krijuar një situatë tepër të shëmtuar. Pas afro 5 minutash, situata u mor nën kontroll nga policia, ndërkohë që miqtë nga Vora, u ngujuan për minuta të tëra në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”, ku lëvizën lirisht në momentin që e gjithë zona u boshatis.

Marketing