Rikthehet Kiara Tito, do të moderojë krah Elvis Naçit

Elvis Naçi dhe Kiara Tito në një program televiziv së bashku në ekranin më të madh televiziv Top Channel. Çdo të premte do të moderojnë “Shqiptarët për shqiptarët”, një emision kushtuar njerëzve dhe familjeve në nevojë. Sezoni i ri televiziv që çelet në shtator do ketë plot surpriza në Top Channel, ekrani i gjithë shqiptarëve kudo ku jetojnë…” shkruan Mane.

Marketing

Muajt e fundit, Kiara ka qenë më e përkushtuar ndaj familjes, duke kaluar kohë me vajzën e saj Luna Mari. Për herë të fundit, ajo u pa në ekran me emisionin “Fan Club- DWTS”, dhe tani është gati të rikthehet me energji të reja në një program që ka për qëllim të prekë zemrat e publikut.

Marketing