Rikthehet Liga e Kampionëve, këto janë 4 ndeshjet që zhvillohen sonte

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve ku do të vendosen katër ekipet e para që do të avancojnë në 1/8-tat e finaleve.

Marketing

Ndeshjet e para që do të zhvillohen, janë ato midis Atalantës dhe Club Brugge si dhe Dortmund-Sporting që zhvillohen në orën 18:45.

Vëmendja do të jetë në “San Siro”, ku Milani do të tentojë të kthejë rezultatin e ndeshjes së parë, ku të cilët humbën nga Feyenoordi me rezultat minimal 1-0, ndërsa Bayerni, pret në “Allianz Arena” skuadrën e Celticut, ku do të synojë të mbajë avantazhin e ndeshjes së parë.

Të dy këto ndeshje pritet të zhvillohen në orën 21:00.