Disa muaj pas arrestimit, këngëtarja e njohur shqiptare Elsa Lila është rikthyer në muzikë.
Ishte vetë Lila ajo që ka dhënë lajmin duke publikuar një fotografi në rrjetin social “Insatgram” ku shfaqet në një studio muzikore teksa thotë se po punon për një këngë të re. “Duke punuar për një këngë të re”-shkruan këngëtarja.
Së fundmi, Elsa Lila ka realizuar dhe disa foto nga fotografi i mirënjohur, Fadil Berisha.
Kujtojmë se këngëtarja ra në pranga në muajin mars të këtij viti nën akuzat për përfshirje në një bandë kriminale për trafik droge. Më vonë këngëtarja u lirua ndërsa daja i saj avokati Saimir Visha tha se kishin rënë të gjitha akuzat e ngritura ndaj Lilës.