Rikthehet rrëmuja para sporteleve të MPB-së

Edhe me tej zgjat pritja për marrjen e dokumenteve të udhëtimit. Me fillimin e pushimeve, rifilloi edhe rrëmuja para sporteleve të MPB-së për pasaportë me emrin e ri të shtetit.

Marketing

Mbi tre muaj shkon pritja e pranimit të pasaportës, thonë qytetaret e anketuar për Alsat.

“Nga 1 shkurti jam fotografuar dhe tani e mora, duhet të udhëtoni diku? Jo. Tani për tani jo por ta kemi”, u shpreh një qytetare.

“Për çfarë dokumenti jeni këtu? Për letërnjoftim me emrin e ri të shtetit, me fotografuan dhe për 15-20 ditë u bë, pasaportë keni nxjerrë? Po e nxora më herët”, tha një tjetër qytetar.

“Shumë rrëmujë është, deri tek dera jashtë, nga dita e hënë ndonjë fat i ri, patjetër të vij, nga Shkupi jam. Shumë rrëmujë”, theksoi një qytetar.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se shkak i vonesave të pritjes për marrje të pasaportave pas një kohe të gjatë është rritja e kërkesave dhe kapaciteti i makinerive prodhuese, ndërsa konfirmuan se deri tani, qytetarë të cilët janë fotografuar për letërnjoftim me emrin e ri të shtetit janë rreth 1.267.888, për pasaportë 1.524.118, dhe për patentë shoferë janë fotografuar 658.406 qytetarë. /Alsat.mk