Rikthehet ujësjellësi në Haraçinë,banorët të kënaqur dhe të lumtur

Komuna e Haraçinës tashmë do të ketë ujë për përdorim pas një periudhe të gjatë kohore. Nga komuna e Haraçinës thonë se falë bashkëpunimit me komunën Ejup Sulltan të Turqisë, u realizua ky projekt dhe njofton qytetarët që të kenë kujdes pasi po bëhen provat e para të ujësjellësit.Qyetatëret shprehen të kënaqur që më në fund do të kenë ujë në shtëpitë e tyre, ata thonë që kanë vuajtur mjaftë me mungesë të ujit dhe shpresojnë që pë një periudhë të shkurtër do të kenë edhe ujë të pijshëm.

Marketing

“Mendoj se shiu kur bie, gjelbëron tokën, fushat, malet dhe këta gjelbëruan zemrat e 25 mijë banorëve dhe besoj që do të jetë mirë. Jo që besoj, por jam i bindur”.

“Inshallah kemi fatin me qenë të lumtur, kemi vuajtur mjaftë por tash mirë është” – thanë disa qytetarë të intervistuar.

Krytari i komunës së Haraçinës me këtë rast ndau mirënjohje për kontribuesit e këtij projekti.

Marketing