Rikthimi i masave kufizuese, qytetarët protestojnë në Barcelonë

Duket se shumë shtete po përballen me valën e dytë të pandemisë COVID-19, e cila i ka detyruar që të rikthejnë masat kufizuese.

Marketing

Por, këto masa janë kundërshtuar nga shumë qytetarë, të cilët deklarojnë se do të ketë pasoja në ekonomi.

Ditën e sotme rreth 1,000 punonjës protestuan ditën e sotme në Barcelonë, kundër mbylljes 15 ditore të bareve dhe restoranteve. Vendimi për mbylljen e bareve dhe restoranteve u mor si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Shoqata e mikpritjes Fecasarm tha se mbyllja do të prekë rreth 30,000 institucione në të gjithë rajonin.

“Kemi duruar shumë muajt e kaluar dhe kjo më të vërtetë ishte goditëse për ne”, u shpreh një protestues.

Në disa nga pankartat e tyre shënohej “Të rinjtë kanë të drejtë të punojnë”. Protesta u vendos para selisë së qeverisë, në sheshin Sant Jaume duke bllokuar edhe trafikun.

Protestuesit janë shprehur se nëse nuk do të kenë mbështetje nga qeveria atëherë gjysma e restoranteve në Katalonjë mund të falimentojnë deri në fund të vitit. Ndërkohë, Katalonja është rajoni i dytë më i dëmtuar pas Madridit./