Rishikimi i buxhetit, LSDM: Kujdesemi për standardin e qytetarëve (VIDEO)

Kuvendi pritet të nis procedurat për rishikimin e buxhetit për vitin 2022. Nga LSDM thonë se me rebalancin gjatë krizës më të madhe ekonomike botërore, bëhen shkurtime serioze të shpenzimeve dhe fondet rialokohen në masa për të ndihmuar qytetarët dhe kompanitë.

Marketing

“Kursimet prej 200 milionë eurosh do të përdoren për rritjen e mbrojtjes së standardit jetësor të qytetarëve, veçanërisht të kategorive të rrezikuara, më tej, për mbështetjen financiare të likuiditetit të kompanive, por edhe për më shumë mjete për fermerët me qëllim rritjen e prodhimit të ushqimit. Nëpërmjet masave në kohë dhe efektive po përballemi me pasojat e krizës ekonomike globale, kemi treguar se edhe në kohën e krizës më të madhe ekonomike në botë, pagat dhe pensionet mund të rriten, kostot mund të ulen dhe standardi i jetesës së qytetarëve mund të mbrohet.”,- deklaroi Daniela Markovska nga LSDM.

https://www.facebook.com/SDSMakedonija/videos/2266108496862726