Risi në arsimin profesional, bashkëpunim reciprok mes shkollave dhe kompanive

Reformat në arsimin profesional parashohin risi të shumta, thotë për TVM2 drejtoresha e Qendrës për Arsim Profesional, Ajshe Selmani.

Marketing

Përvec mundësisë që nxënësit orët praktike ti zhvillojnë në shkolla, do të promovohet gjithashtu edhe projekti “Shkollat bashkëpunojnë me kompanitë”, shton ajo. Fillimisht në çdo shkollë parashihet koordinim i punës reciproke në relacion-shkollë-kompani, nga koordinues të posaçëm, ndërkohë që pas përfundimit të praktikës të aplikohet edhe mundësia e punësimit të të rinjve nga ana e Kompanisë së caktuar.

“Shkollat të kenë më tepër bashkëpunim me kompanitë me bizneset, njeri i posaçëm i cili do koordinoj punën e shkollave me punën e kompanive. Praktika e nxënësve do bëhet në kompani dhe besoj se do tu jep më tepër mundësi kompanive që të zgjedhin nxënësit më të mirë gjatë praktikës dhe më lehtë të bëhen punësimet. Punësimi mund të bëhet menjëherë pas përfundimit të punës praktike në kompani”, tha Ajshe Selmani, drejtoreshë e Qendrës së Arsimit Profesional.

Në krye të listës me drejtime nga më të ndryshmet, primatin për sivjet e ka drejtimi i elektroteknikës. Shkolla e mesme Teknike” Gostivari” në Gostivar, ka arritur që përmes projekteve dhe ofrimit të punës praktike të dyfishojë numrin e nxënësve. Drejtori i shkollës, Ibrahim Asani, thotë se projektet që kapin vlerën prej 70 mijë euro, përveç punës praktike do të mundësojë edhe në punësimin e nxënësve.

“Projekti i parë ka të bëjë me drejtimin e maqinerisë dhe arrin vlerën 40 mijë euro, EVN ka ofruar kabinete në vlerë prej 20 mijë eurosh dhe projekti i tretë 20- 20- 20 ku nxënësit që përfundojnë praktikën do punësohen dhe paga minimale e tyre do jetë 20 mijë denarë”, tha Ibrahim Asani, drejtor i Sh.M teknike “Gostivari”

Qendra e Arsimit Profesional njofton se këtë vit punohet edhe në përpilimin e profileve të reja. Meqë profilet si metalurgjia, gjeologjia, përpunimi i drurit, kanë interesim shumë të dobët nga ana e nxënësve, pritet që të njëjtat të zëvendësohen me profile të reja ku interesi i kompanisë por dhe i tregut në radhë të parë është tejet i rëndësishëm.