Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është shumë e angazhuar me prurje të reja muzikore dhe koncerte të shumta.
“Ritual” mban titullin kënga e saj më e fundit, e cila është pritur shumë mirë nga fansat e saj të shumtë.Duke qenë se po i bjen të punojë edhe në ditët e nxehta të verës, Rita duket se nuk ka gejtue ende kohë për pushime.
Si rrjedhojë, ajo është bërë nostalgjike për pushimet që bënte në fëmijërinë e saj dhe për këtë ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi të vjetra, të realizuara gjatë pushimeve verore në fëmijërinë e saj.
“Koha e verës e mirë”, ka shkruar këngëtarja me prejardhje shqiptare në mbishkrimin e këtyre fotografive.
Kujtojmë që Rita një pjesë të mirë të pushimeve të saj i ka kaluar bashkë me familjarët në Ulqin, si rrjedhojë e afërsisë me Kosovën, vend në të cilin ata vinin gjatë verës kur ajo ishte më e re.