Rita Ora do të prezantojë eventin e rëndësishëm të Vitit të Ri

Rita Ora ka njoftuar se do të jetë “mikpritëse” si dhe do të performojë në një nga ngjarjet më të mëdha në nder të festës së “Vitit të Ri” që organizohen në “Times Square” të New York-ut.

Marketing

Ora, ka thënë se ndihet e nderuar që do të performojë në “Rockin Eve”, teksa do të shfaqet edhe në rolin e prezantueses, krah personazhit të famshëm televiziv amerikan, Ryan Seacrest.

“Është nder të jem bashkë-prezantuese e mbrëmjes së Vitit të Ri ‘Rockin Eve’ me Ryan Seacrest drejtpërdrejt nga ‘Times Square’”, shkroi ajo në X.