Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka nënshkruar një marrëveshje në vlerë pesë milionë funte (gjashtë milionë euro) për t’u bërë fytyra promovuese e markës së famshme të modës, “Prada”.
Këngëtarja e hitit “Hot Right Now”, 31 vjeçe, ka qenë e rregullt në shfaqjet e modës të firmës italiane në vitet e fundit – dhe u vesh me një fustan magjepës të “Prada”-s në Met Gala 2021, të mbajtur në New York vjeshtën e kaluar, shkruan The Sun.
Anëtarja e jurisë së spketaklit “The Masked Singer” ka pasur më parë fushata të mëdha reklamuese me kompaninë kozmetike “Rimmel” dhe gjigantin e veshjeve sportive, “Adidas”.
Një burim i afërt me këngëtaren tha për The Sun: “Shefat e modës mendojnë se Rita është e përshtatshme për të mbajtur markën e tyre në qendër të vëmendjes”.
“Ajo është një super yll global në botën e muzikës, filmit dhe televizionit. Pamja e Ritës është ikonë dhe ajo gjithmonë fiton”, tha burimi.
Në fillim të këtij viti, The Sun zbuloi se Rita, e cila aktualisht është në lidhje me regjisorin fitues të çmimit ‘Oscar’, Taika Waititi, 46 vjeçar, dyfishoi pasurinë e saj në 20.4 milionë funte (24.6 milionë euro).
Thuhet se ajo ka tetë milionë funte (9.6 milionë euro) në biznese, përkatësisht firmat e saj të regjistruara me emrat ‘Ora Live’ dhe ‘Ora Multi Services’, dhe 12 milionë funte (14.4 milionë euro) në pasuri të paluajtshme.