Rita Ora fiton çmimin “Artistja muzikore më e mirë” në Ethnicity Awards 2023

Me plot emocione në Londër u ndanë çmimet vjetore Ethnicity Awards 2023.

Marketing

E organizuar nga panelistja e Loose Women, Judi Love, eventi prestigjioz vlerësoi të arriturat jetësore të shumë yjeve të famshëm në fusha të ndryshme.

Legjenda e modës, Ozwald Boateng, fitoi çmimin e lakmuar për arritje jetësore, ndërsa këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, u shpall “Artistja e muzikës më e mirë e vitit”.

E emocionuar për këtë arritje, Ora ndau njoftimin me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram. Ky është çmimi i saj i dytë që ajo fiton gjatë këtij viti.

Prezantuesja e Big Brother, AJ Odudu, u shpall “Prezantuesja e Vitit” dhe ish-ylli i futbollit dhe eksperti televiziv, Eni Aluko, u njoh si “Personaliteti Sportiv i Vitit”.

Ethnivity Awards e organizuar në partneritet me HSBC UK, nderon çdo vit njerëzit më me ndikim nga komuniteti me ngjyrë, ata aziatikë dhe etnikë të pakicave në Mbretërinë e Bashkuar për arritjet dhe punën e tyre për të promovuar diversitetin dhe përfshirjen.

Kjo është lista e plotë e fituesve në Ethnicity Awards 2023:

PERSONALITETI SPORTIV I VITIT

Eni Aluko

ARTISTJA MUZIKORE E VITIT

Rita Ora

ÇMIMI PËR ARRITJE JETËSORE

Ozwald Boateng

LIDERI I SË ARDHMES

Cecilia Adjei-Sarpong

LIDERI FRYMËZUES

Oli O’Donoghue

ROLI MODEL

Gok Wan

PËRFSHIRJA E JASHTËZAKONSHME

Nicole Williams

NDIKUESI I RRJETEVE SOCIALE

Miah Carter

FIGURA PUBLIKE MË FRYMËZUESE

Steven Bartlett

KONTRIBUTI NË KOMUNITETE

Heela Yoon

PREZANTUESI, GAZETARI OSE NIKOQIRI MË I MIRË

AJ Odudu.