Rita Ora në gjendje të rënduar psikologjike pasi ngatërroi origjinën e bashkëshortit

Rita Ora është ‘e tmerruar’ pasi bëri një gabim të sikletshëm në lidhje me përkatësinë etnike të bashkëshortit të saj Taika Waititi gjatë një episodi të “The Voice Australia”.

Marketing

32 vjeçarja, po përpiqej të bindte një konkurrent nga Christchurch që ai t’i bashkohej ekipit të saj sepse ajo ishte ‘e martuar me një burr gjysmë samoan’.

Megjithatë, bashkëshorti i saj, regjisori i famshëm Taika Waititi, nuk është identifikuar kurrë si Samoan. Sipas “New Idea”, Rita është ‘plotësisht e tmerruar’ që shikuesit mendojnë se ajo ngatërroi etninë e burrit të saj.

“Ajo është plotësisht e tmerruar që njerëzit mendojnë se ajo ka gabuar me trashëgiminë familjare të Taikas”, pohoi burimi.

Burimi shtoi se Rita “është kaq e shqetësuar për ta zhgënjyer” Taikan pak kohë pasi çifti filloi jetën e tyre martesore së bashku.

Gjatë episodit që u transmetua javën e kaluar, Rita e cila është në panelin e gjykimit së bashku me Guy Sebastian, Jason Derulo dhe Jessica Mauboy, po përpiqej të bindte Marley Sola nga Christchurch se ai duhet t’i bashkohej ekipit të saj. Marley po diskutonte historinë e tij familjare me Derulon, duke zbuluar lidhjen e tij me Kishën Adventiste të Ditës së Shtatë Samoane dhe trashëgiminë e tij pjesërisht samoane.

Derulo gjithashtu vuri në dukje tatuazhet e tij samoane dhe përmendi faktin se një prej rojeve të tij të sigurisë është samoan.

Pikërisht në këtë moment Ora tha: “Unë jam e martuar me një burrë gjysmë samoan, kështu që…”.