Rita përfundon në spital, anulon papritmas shfaqjen në Budapest

Rita Ora ka anuluar shfaqjen e saj në Hungari vetëm disa orë para se të dilte në skenë, pasi e kaloi natën në një spital të Budapestit.

Marketing

Këngëtarja shqiptare me famë botërore do të performonte në Campus Fesztival në Debrecen, por sipas urdhrave mjekësorë, Rita duhej të anulonte koncertin dhe të pushonte plotësisht.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Rita, përmes një “Instagram story”, ku ka shprehur keqardhje për këtë vendim të papritur, por që nuk ka ndarë detaje mbi shqetësimet shëndetësore që ka pasur.

Ajo shkroi: “Ju lutemi më falni për këtë kthesë të papritur të ngjarjeve, por fatkeqësisht nuk do të jem në gjendje të performoj në Campus Fesztival sonte. Jam duke kaluar natën në spital në Budapest, më duhet të pushoj plotësisht dhe të ndjek urdhrat e mjekut.