Rivotimi në Zhelinë, a do të del nga Qeveria BESA, çka do të thotë OSBE-ODIHR?

“Zhelina që ka lind një parti (si Lëvizjen BESA), mund të bëhet edhe Zhelinë që prish një Qeveri!, ka shkruar mbrëmë sekretari i përgjithsh i Lëvizjes BESA, Arianit Hoxha në profilin e tij në Facebook, pasi që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dje ka pranuar ankesën e BDI-së dhe në këtë komunë do të ketë rivotim për kryetar komune në një vendvotim.

Marketing

Sa i përket vendvotimit 2107,ku do të rivotohet, dallimi është 117 vota në favor të kandidatit të BDI-së. Ai ka marrë 227 vota, ndërsa Sejdiu 110 vota.

Arjanit Hoxha theksoi se partia e tyre sot do të mbajë seancën e kryesisë qendrore, ku do të vendosë nëse do të largohet nga koalicioni qeverisës.

Në ankesat e BDI-së thuhet se pas votimit në Zhelinë shenjat e gishtave nuk përputheshin me numrin e votuesve dhe një qytetar ka votuar me letërnjoftim të pavlefshëm.

Në lidhje me deklaratat e Arijanit Hoxhës pritet të reagojë edhe OSBE -ODIHR.