Sipas të dhënave të Ministrisë së shëndetësisë deri më ditën e djeshme në vendin tonë janë vaksinuar 220 733 qytetarë. Dozën e parë gjatë ditës së djeshme e pranuan 4123 qytetarë ndërsa dozën e dytë 25 qytetarë. Në RMV në përgjithësi janë aplikuar 259 577 doza të vaksinave, ndërsa janë rivaksinuar 38 806 qytetarë. Sipas të dhënave të fundit 45.7% e popullsisë mbi 70 vjet kanë marrë të paktën 1 dozë të vaksinës,39 % e popullsisë mbi 65 vjet janë vaksinuar të paktën me 1 dozë. Sipas Ministrisë së shëndetësisë vaksinimi po zhvillohet pa pengesa në të gjitha pikat e vaksinimit .Deri më tani 398243 qytetarë kanë shprehur interes të vaksinohen.