RMV/ 7-vjeçari dyshohet për terrorizëm, dha alarm të rrejshëm për bombë në shkollë

Një fëmijë 7-vjeçar rrejshëm ka denoncuar për vendosje të bombës në një shkollë në Zhitosh të komunës së Dolnenit.

Marketing

Nga MPB dhe Prokuroria thonë se është zbardhur rasti ndërsa theksojnë se i njëjti do të hetohet për veprën penale “terrorizëm” që dënohet sipas nenit 394-b nga Kodi Penal.

“Dje, më 16 janar në orën 18:16, nga celulari i tij, i mituri, në prani të disa të miturve të tjerë, ka lajmëruar me telefon në polici se në një shkollë të fshatit Zhitoshë ishte vendosur bombë. Policia ka zbardhur rastin dhe u konstatua se bëhej fjalë për kallëzim të rremë. Me të miturit janë zhvilluar biseda zyrtare, në prani të prindërve të tyre, gjatë të cilave kanë sqaruar mënyrën e kryerjes së veprës”, thonë nga MPB.