Shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut do të mund të aplikojnë me projekte të ndryshme për të fituar mbështetje financiare prej 30 mijë denarë, transmeton Portalb.mk.
“Grantet janë deri në 30.000,00 denarë dhe do të ndahen për gjithsej 95 shkolla, nga të cilat 70 shkolla fillore dhe 25 të mesme, ndërsa përzgjedhjen sipas renditjes do ta bëjë Komisioni për vlerësimin e aplikacioneve të pranuara, në pajtim me kriteret e caktuara”, raportojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Në këtë Konkurs mund të aplikojnë shkollat ku mësimi zhvillohet në disa gjuhë, ose shkollat që kanë lidhur partneritet me shkollat tjera. Shkollat do të mund të aplikojnë deri më 9 dhjetor në KËTË LINK përmes llogarisë @schools.mk.