RMV /Arriti dërgesa e parë e vaksinave të BE-së ( Video)

Me rastin e sjelljes së dërgesës së parë të vaksinave Pfizer të donuara nga Bashkimi Evropian për Maqedoninë e Veriut, eurokomisari Oliver Varhelyi, ministrja austriake për BE, Karoline Edtstadler, kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe kanë arritur në pikën e vaksinimit “Boris Trajkovski”.

Marketing

Me këtë, ka filluar edhe paraqitja para mediave.Siç është njoftuar nga Komisioni Europian dhe Austria më 20 Prill, gjithsej 651,000 doza të vaksinave të BioNTech / Pfizer do të dërgohen në rajon në dërgesa javore nga fillimi i muajit maj deri në muajin gusht. Nga këto, 119,123 vaksina do të dorëzohen në Maqedoninë e Veriut. Këto vaksina do të ndihmojnë për të përshpejtuar fushatat e vaksinimit kundër Covid 19, për të siguruar që të gjithë punonjësit shëndetësor që janë në vijën e parë dhe disa nga grupet më të prekshme të vaksinohen.

Marketing