RMV/ Bilanci 3 ditor me Kovid 19

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 3 ditët e fundit, nga data 03 qershor deri më 05 qershor 2022, janë kryer 2.257 analiza për Covid-19 dhe janë regjistruar 135 raste të reja.

Marketing

Shkup – 93, Manastir dhe Kavadar nga 8, Prilep, Ohër, Shtip dhe Strumicë nga 3, Kumanovë, Veles, Gostivar dhe Negotinë nga 2, Tetovë, Kërçovë, Shën Nikollë, Dibër, Vinicë dhe Makedonski Brod nga nga 1.

Nga numri total i pozitivëve (135), janë regjistruar 25 riinfeksione.

Ndërsa 164 persona janë shëruar.

Gjatë 3 ditëve të fundit nuk është raportuar asnjë person i vdekur.

Sipas Regjistrit të vdekjeve me Diagnozë Covid-19 nga sistemi “Termini im”, nuk është regjistruar asnjë person i vdekur.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.060.554 testime për Covid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me koronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 312.292, numri i të shëruarve është 302.508, numri i të vdekurve është 9.309 dhe numri i rasteve aktive është 475.