RMV/ Bilanci i 24 orëve me Kovid 19

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 2.285 teste, ndërsa janë regjistruar 202 raste të reja me coronavirus.

Marketing

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 201 pacientë të shëruara nga coronavirusi.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë konfirmuar dy viktima nga coronavirusi, një nga Shkupi (79) dhe një nga Ohri (90).

Numri i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë ka arritur në 307.344, numri i të shëruarve është 296.574, numri i vdekjeve është 9.236, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.534./