RMV/ Bilanci i 24 orëve me Kovid 19

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.669 testime për coronavirus, ndërsa 149 raste kanë rezultuar pozitiv.

Marketing

Shumica prej rasteve të reja janë në Shkup (77), ndërsa 29 raste prej numrit të përgjithshëm janë riinfektime.

Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient i moshës 88 vjeçare. Ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 3 pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 1 deri 2 prill 2022.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 223 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 307.654, prej të cilëve 297.059 janë shëruar, ndërsa 9.244 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 1.351.