Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.290 testime për coronavirus, ndërsa 150 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre shumica janë në Shkup, ndërsa 27 raste janë riinfektime.
Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient i moshës 68-vjeçare, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur 3 pacientë, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 12 deri 17 mars 2022.
Kurse ISHP ka regjistruar 246 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 307.967, prej të cilëve 297.600 janë shëruar, ndërsa 9.256 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive është 1.111.