RMV/ Bilanci i 24 orëve me Kovid 19

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 684 testime dhe janë regjistruar 18 raste të reja me COVID-19.

Marketing

Nga numri total i pozitivëve (18), është regjistruar 1 riinfeksion.

Nga MSH informojnë se janë regjistruar 231 pacientë të shëruar, ndërsa nuk është raportuar asnjë vdekje në 24 orët e fundit.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.997.169 testime të COVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 308.620, numri i të shëruarve është 298.532, numri i të vdekurve është 9.262, ndërsa numri i rasteve aktive është 826./

Marketing