RMV/Bilanci i 24 orëve me Kovid 19

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë njofton se në 3 ditët e fundit (nga data 22.04 deri më 24.04.2022) janë kryer 3.722 teste, ndërsa janë regjistruar 147 raste të reja me COVID-19.

Marketing

Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja 24 janë riinfektime.

Janë regjistruar 238 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Gjatë tre ditëve të kaluara janë regjistruar 2 viktima nga coronavirusi Kumanova (78) dhe Tetova (80).

Në regjistrin e “Termini Im” poashtu janë regjistruar 3 viktima nga coronavirusi. Shkup (77), Manastir (73) dhe Prilepi (65). Prej tyre, dy persona kanë vdekur në shtëpi dhe një në spital, të regjistruar në periudhën nga 04.03.2022 deri më 19.04.2022.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 309.208, numri i të shëruarve është 299.302, numri i të vdekurve është 9.276, ndërsa numri i rasteve aktive ka rënë në 630./

Marketing