Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 1.062 testime për coronavirus, dhe janë regjistruar 109 raste të reja me COVID-19.
Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë rast vdekje me COVID-19.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 91 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV shkon në 311.701, prej të cilëve 301.819 janë shëruar, ndërsa 9.300 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (27 maj) është 582./