RMV/ Bilanci i 24 orëve me Kovid 19

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 679 raste të reja Covid-19, nga 1.537 testime të bëra, përcjell TV21. Janë regjistruar 291 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Marketing

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 332.667, numri i të shëruarve është 318.890, numri i të vdekurve është 9.398 dhe numri i rasteve aktive është 4.379.