RMV/ Bilanci i 24 orëve me Kovid 19

Në 24 orët e fundit në RMV janë bërë 745 testime për Covid ndërsa janë regjistruar 75 raste të reja pozitive.

Marketing
Në Shkup janë regjistruar 52 raste të reja, në Kumanovë, Veles dhe Prilep nga 3, Gjevgjeli, Negotinë dhe Berovë nga 2 ndërsa në Tetovë, Kavadar, Manastir, Ohër, Gostivar, Strumicë, Sveti Nikollë dhe Kratovë nga një.

Nga ana tjetër janë shëruar gjithsej 94 pacientë ndërsa kanë ndëruar jetë dy pacientë sipas regjistrit “Termini im”. Bëhet fjalë për pacient nga Shkupi (56) dhe Kavadari (84).

Për momentin rastet aktive shënojnë 446.