RMV/ Bilanci i 24 orëve me Kovid 19

Ministria e Shëndetësisë njofton se në në 24 orët e fundit janë kryer 3.162 teste, ndërsa janë regjistruar 353 raste të reja me coronavirus.

Marketing

Në Shkup – 174, Prilep – 42, Manastir – 27, Kavadar – 22, Kumanova dhe Veles nga 13, Vallandova – 9, Ohri – 8, Kërçovë, Gjevgjeli dhe Negotinë nga 6, Tetova – 5, Koçani – 4, Sveti Nikollë dhe Radovish nga 3, Shtipi, Strumica, Kriva Pallanka dhe Bogdanci nga 2, Gostivari, Dellçeva, Kratova dhe Makedonska Kamenica nga një.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 450 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 10 persona të vdekur: 3 të vdekur nga Shkupi (67, 87 dhe 91) dhe nga një i vdekur nga Kavadari (62), Koçani (69), Kumanova (75), Strumica (78), Tetova (78), Velesi (80) dhe Ohri (80).

Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë të COVID-19 nga “Termini Im”, janë raportuar edhe 4 persona të tjerë, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën 19.11-07.12.2021. Të vdekurit janë nga Gjevgjelia (1), Shkupi (1), Koçani (1) dhe Dojrani (1). Të vdekurit janë të moshës nga 71 deri në 88 vjeç.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 219.843, numri i të shëruarve është 206.661, numri i të vdekurve është 7.754, ndërsa numri i rasteve aktive është 5.428.