RMV/ Bilanci i 24 orëve me Kovid 19

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.543 teste të kryera janë regjistruar 335 raste të reja me virusin korona, përcjell TV21. 179 raste janë regjistruar vetëm në Shkup.

Marketing

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 515 pacientë të shëruar.

Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 8 viktima.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 221.744, raste, prej të cilëve 208.724 janë shëruar, kurse 7.838 kanë ndërruar jetë. Aktualisht vendi numëron 5.182 raste aktive me Covid-19.

Marketing