RMV/ Bilanci i 24 orëve me Kovid 19

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 3.595 testime janë regjistruar 395 raste të reja me coronavirus.

Marketing

Prej rasteve të reja 177 janë në Shkup, Kumanovë 35, Veles 31, Shtip 21, Kavadar 19, Prilep 17, Ohër dhe Koçani 12, Manastir 11, Strumicë 10, Gjevgjeli 7, Tetovë 6, Kërçovë 5, Kratovë 4, Gostivar, Sveti Nikole Radovish, Resnjë, Kriva Pallankë, Vallandovë dhe Bogdanci 3, Probishtip 2, dhe nga 1 në Strugë, Krushevë, Demir Hisar, Makedonska Kamenica dhe Dojran.

Po ashtu janë regjistruar edhe 245 pacientë të shëruar dhe 21 të tjerë kanë humbur jetën. Prej tyre 6 janë nga Shkupi, 2 nga Velesi dhe nga 1 në Manastir, Makedonski Brod, Radovish, Kumanovë dhe Strumicë. Në regjistrin e persoanve të vdekur të personave me diagnozë nga coronavirus kanë humbur jetën 7 persona, prej të cilëve tre janë nga Shkupi, dy nga Tetova dhe nga 1 në Kriva Pallankë dhe Prilep.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me coronavirus janë diagnostifikuar gjithsej 196.762 raste, ndërsa prej tyre 183.027 janë shëruar dhe 6.922 kanë humbur jetën./

Marketing