Minstria e Shëndetësisë në përputhje me të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik njoftonë se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 2.410 testime për Kovid-19 prej të cilëve 292 kanë rezultuar pozitv.
Nga numri i përgjithshëm i pozitivëve 45 janë riinfektime.
Janë regjistruar 303 pacientë të shëruar.
Gjithashtu janë regjistruar 7 raste vdekje si pasojë e Kovid-19, që të gjithë me sëmundje shoqëruese.
Deri tani në vendin tonë janë realizuar 1.913.011 testime për Kovid-19.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Kovid-19 nga fillimi i pandemisë në vendin tonë ka arritur në 300.398.
Numri i të shëruarve 289.064
Numri i rasteve të vdekjes si pasojë e Kovid-19 ka arritur në 9.104
Ndërsa numri i rasteve aktive në vend është 2.230 raste.